Tallja e Ramës me minatorët, harron statusin merret me moshën e daljes në pension

347

Kreu i ekzekutivit Edi Rama shkruan se pas 25 vjetësh harrese dhe lënie në vetmi nga shteti, prej vitit 2014 të gjithë minatorët përfituan uljen me 5 vjet të moshës së pensionit.

Ndërsa për 4000 minatorë që merrnin vetëm pension minimal, siguruam pension të plotë dhe e rritëm atë deri trefish, shkruan Rama.

Por në asnjë rresht, Rama nuk përmend statusin e minatorit, kaq shumë i premtuar dhe kaq shumë i pritur nga minatorët e Bulqizës, por jo vetëm.

Ditën e sotme ishte edhe mbledhja e fundit e legjislaturës së Kuvendit të Shqipërisë, duke mbyllur kështu edhe temën e statusit të minatorit, një premtim tjetër i pa mbajtur.

Postimi i plotë:

“MIRËMËNGJES

dhe ju uroj një ditë të mbarë me këtë imazh të dinjitetit të rilindur për këtë punonjës të nëntokës së pasur shqiptare.
Pas 25 vjetësh harrese dhe lënie në vetmi nga shteti, prej vitit 2014 të gjithë minatorët përfituan uljen me 5 vjet të moshës së pensionit dhe për 4000 minatorë që merrnin vetëm pension minimal, siguruam pension të plotë dhe e rritëm atë deri trefish.
Por kjo nuk mjafton dhe akoma më shumë mbetet për të bërë për të gjithë punonjësit e këtij zanati sa të vështirë, po aq të ndershëm e të respektuar. Dhe shumë ka për të humbur nëse ndalemi sot. Prandaj përpara për Shqipërinë që duam”