Shoqata për Mbrojtjen e Pellgut të Drinit të Zi, nis peticion kundër planeve për ndërtimin e HEC Skavicës

Përpara se të nisin protestat e ardhshme, Shoqata për Mbrojtjen e Pellgut të Drinit të Zi, ka nisur një peticion në drejtim të Presidentit të Republikës, Kryeministrit të Shqipërisë, Kryetarit të Parlamentit Shqiptar, Ministrit të Energjisë dhe Infrastrukturës, Ambasadores së SHBA në Tiranë dhe kompanisë amerikane “Bechtel”, ku kërkojnë ndalimin e planeve për ndërtimin e HEC të Skavicës.

1025
Pellgu i Drinit të Zi. Foto: Gazeta Rruga e Arbërit.

Pa gjumë rrinë banorët e fushës së Shkodrës kur shiu përmbyt tokat e tyre, por pa gjumë rrinë edhe banorët e fushës së Dibrës, të cilët kërcënohen vazhdimisht me përmbytjen e tokave të tyre nga HEC i Skavicës. Por ndërsa përmbytja në Shkodër ndodh për shkak të natyrës dhe ndërhyrjeve pa kriter të dorës së njeriut, përmbytja e dytë do të ndodhë në emër të “interesit kombëtar”.

“Ndërtimi i Skavicës, të cilën ne e kemi futur në proces dhe do të jetë realitet në mandatin e ardhshëm, si rezultat i procesit ku ka hyrë në bashkëpunim me qeverinë amerikane, do të mbyllë kapitullin e frikës nga shkarkimet e hidrocentraleve. Derisa të jetë Skavica aty, që është rezervuari ujëmbledhës dhe balancuesi i kaskadës, për të mos lejuar që asnjë pikë ujë të mos shkarkohet, por çdo pikë uji të kthehet në energji, sda e menaxhimit është sda kryesore”, tha Kryeministri Edi Rama gjatë një konferencës për shtyp me gazetarët në mesin e muajit janar.

Por ndërsa Kryeministri Rama thotë se “ka hyrë në bashkëpunim me qeverinë amerikane” për Skavicën, deri më tani nuk është thënë nëse për këtë proces qeveria shqiptare ka ndërmend të hyjë në bisedime edhe banorët që jetojnë në luginën e Drinit të Zi. Në llim të dhjetorit, një protestë kundër ndërtimit të hidrocentralit u shpërnda me kërcënimin e gjobave mbi organizatorët dhe pjesëmarrësit, bazuar në aktet normative të qeverisë në lidhje me pandeminë. Dy prej drejtuesve të saj janë gjobitur me nga 5 milionë lekë, por kjo vetëm e ka rritur zemërimin e banorëve.

Peticioni

Ndal planeve për HEC Skavica Përpara se të nisin protestat e ardhshme, Shoqata për Mbrojtjen e Pellgut të Drinit të Zi, ka nisur një peticion në drejtim të Presidentit të Republikës, Kryeministrit të Shqipërisë, Kryetarit të Parlamentit Shqiptar, Ministrit të Energjisë dhe Infrastrukturës, Ambasadores së SHBA në Tiranë dhe kompanisë amerikane “Bechtel”, ku kërkojnë ndalimin e planeve për ndërtimin e HEC të Skavicës.

“Marrëveshja e 3 tetorit 2020 për ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës me kompaninë “Bechtel” është krejtësisht e paligjshme, antishqiptare dhe antikombëtare. Marrëveshje bie ndesh me Kushtetutën e Shqipërisë edhe me Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut”. – thuhet në peticionin e shoqatës.

“Ne kundërshtojmë fuqimisht marrëveshjen e qeverisë shqiptare aktuale për ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës, në bashkëpunim me kompaninë amerikane Bechtel. Ne kërkojmë anulimin e marrëveshjes së nënshkruar në Ambasadën e SHBA në Tiranë, me 3 tetor 2020 për ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës, me nancimin e kompanisë amerikane Bechtel, të nënshkruar për palën shqiptare nga Ministrja e Energjetikës dhe Infrastrukturës, znj.Belinda Balluku dhe për palën amerikane nga përfaqësuesi i kompanisë amerikane Bechtel, z.Justin Siberell”, thuhet në fillim të peticionit.

Projekti i HEC Skavicës.

“Në aspektin ekonomik, Dibra është hambari i zonës veri-lindore të Shqipërisë. Ky pellg ka mbajtur me bukë jo vetëm gjithë Dibrën, por edhe Lumën, Mirditën dhe Matin”, shkruhet në peticion. Hartuesit e peticionit theksojnë se “dëmi ekonomik, në aspektin kombëtar qëndron në plan të dytë në krahasim me dëmin që shkakton në aspektin gjeopolitik, historik dhe etnokulturor” “Dibra e Poshtme do të shpërbëhej si etni, sepse pjesa lindore e saj, në anën e djathtë të Drinit të Zi, do t’i bashkëngjitej pjesës tjetër të Dibrës së Epër që ka mbetur nën pushtimin serbo-bullgaro-maqedonas nga Konferenca e Londrës e vitit 1913, kurse pjesa tjetër e Dibrës së Poshtme, në anën perëndimore të Drinit të Zi do të shpërbëhej tërësisht duke iu bashkëngjitur pjesërisht Kukësit (Reçi e Dardha dhe Sllova në veri), ndërsa Lura do t’i bashkëngjitej Rrethit të Mirditës, kurse pjesa tjetër: Çidhna, Muhurri, Luznia e katër grykët do t’i bashkoheshin Matit. Pra, nuk do të kishte më as Dibër dhe as Nantë Malet e Dibrës të traditës së hershme etnike.” – thuhet në peticion.

Në peticionin e tyre hartuesit kanë renditur edhe disa arsye të tjera historike, kulturore, etnokulturore, për të cilat lexuesi është njohur edhe më parë. Në peticion janë renditur edhe disa përpjekje të qeverive shqiptare të mëparshme për ta dhënë me koncension ndërtimin e kësaj vepre, dështimi i të cilave ka të bëjë jo vetëm me procedurat jotransparente të qeverive, por edhe me faktin se asnjë negociatë nuk mund të nalizohet pa dakordësinë e banorëve.

Banorët i kujtojnë qeverisë shqiptare se gjatë një takimi me kompaninë “STATKRAFT” në janar të vitit 2008, e interesuar për ndërtimin e HEC Skavicës, kanë marrë prej saj një përgjigje, e cila merr parasysh të drejtat e tyre. “Edhe sikur qeveria shqiptare të ma jepte të shkruar vendimin e saj të nënshkruar me firmë e me vulë, për ndërtimin e atij Hec-i, unë nuk i lloj punimet, në qoftë se do të ketë kundërshtime nga pronarët, qoftë edhe nga një familje e vetme, e cila nuk pranon të shpërngulet me dëshirën e saj” – u ka thënë banorëve një përfaqësues i kompanisë.

“Duke u rikthyer në temën tonë, tek marrëveshja e 3 tetorit 2020 për ndërtimin e Hec-it të Skavicës nga qeveria shqiptare me nancimin e kompanisë amerikane “Bechtel”, duke e bërë këtë fakt të kryer, pa marrë më parë miratimin e pronarëve të vërtetë të tokës që përmbytet, banorëve të pellgut të Dibrës në luginën e Drinit të Zi, theksojmë se marrëveshja e 3 tetorit 2020 për ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës është krejtësisht e paligjshme, antishqiptare dhe antikombëtare jo vetëm për argumentet e parashtruara më lart, në aspektin ekonomik, gjeopolitik, etnokulturor dhe historik, por edhe në aspektin juridik”, thuhet në peticion.

“Dibra nuk ka dalë në ankand. Dibra as nuk shitet dhe as nuk blihet. As populli i Dibrës nuk pranon të shpërngulet nga Dibra, por do të mbrojë me çdo çmim truallin e vet arbnor që e kanë trashëguar nga të parët e vet”, shkruhet në peticion.

Fshati Fushë Alie, Dibër. Foto: Rruga e Arbërit.

“Ajo marrëveshje është antiligjore jo vetëm në kundërshtim me Kushtetutën e Shqipërisë, por edhe me Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut, e cila thekson se “Çdo person zik ose juridik ka të drejtën e gëzimin paqësor të pasurisë së tij. Askush nuk mund të privohet nga prona e tij, përveçse për arsye të interesit publik dhe në kushtet e parashikuara nga ligji dhe nga parimet e përgjithshme të së drejtës ndërkombëtare…”

Në peticion bëhet gjithashtu një krahasim me sjelljen e qeverisë shqiptare në rastet e ngjashme, p.sh. për hidrocentralet në luginën e Vjosës dhe Osumit. “Qeveri shqiptare në pranverën e vitit që shkoi, 2020, ndaloi me ligj ndërtimin e hidrocentraleve në luginën e Vjosës dhe Osumit, me të vetmen arsye se atyre zonave u dëmtuaka turizmi. Ndërsa, në kontrast me sa sipër, po e njëjta qeveri, me marrëveshjen e 3 tetorit 2020 ka vendosur për të ndërtuar hidrocentralin e Skavicës, edhe pse ai hidrocentral përmbyt gjithë pellgun e Dibrës, “me mace e me minj”, duke zhdukur një herë e përgjithmonë një qytetërim e një etni të tërë me gjithë varret dhe historinë e tyre”.

Sipas hartuesve të peticionit, ky diferencim është diskriminues, nxit përçarjen kombëtare, madje mund të cilësohet edhe si një gjenocid shtetëror.

“Objekti i peticionit tonë është kërkesa për të anuluar marrëveshjen e 3 tetorit të vitit 2020, për pjesën që itet për ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës. Për ndryshe pasojat do të jenë të paparashikueshme, deri në mosbindje civile”, theksohet në peticion. “Dibra nuk ka dalë në ankand. Dibra as nuk shitet dhe as nuk blihet. As populli i Dibrës nuk pranon të shpërngulet nga Dibra, por do të mbrojë me çdo çmim truallin e vet arbnor që e kanë trashëguar nga të parët e vet”, shkruhet në peticion. “Zgjidhja më e mirë dhe më e drejtë është ajo që shteti shqiptar duhet të anulojë kontratën me kompaninë amerikane “Bechtel” dhe të ndërpresë planet për ndërtimin e Skavicës”, thuhet në peticionin që u është nisur drejtuesve më të lartë të shtetit. Peticioni mban rmat e kryetarit të ndërit të shoqatës, Ali Hoxha, Kryetarit ekzekutiv Nazmi Drizi, nënkryetarëve Dalip Alia e Shaban Beqja, si dhe të sekretarit Nazmi Skepi.