Rruga e bllokuar nga bora në Dibër, e moshura humb jetën teksa po transportohej për në spital

1164
Banorët e zonës, teksa ndihmojnë me lopata për hapjen e rrugës për dërgimin e të moshuarës në spital. Foto: Mat TV

Një e moshuar ka humbur jetën në fshatin Limaj të Dibrës, teksa po transportohej për në spital, pasi rruga ishte e bllokuar nga bora.

Banorët e zonës tregojnë së të rinjt e fshatit kanë ndihmuar me lopata për hapjen e rrugës, por ka qenë e pamundur të mundësonin lëvizjen në kohë të makinës që transportonte të moshuarën, deri në Spitalin Rajonal të Dibrës.

E moshura nuk ka mundur të përballojë të ftohtin e acartë, duke ndërruar jetë pa mbërritur në spital.

Fshati Limjan ku jetonte e moshuara që ndërroi jetë, ndodhet në njësinë administrative Kastriot, vetëm 11 kilometra larg qytetit të Peshkopisë.