Rezultati zhgënjyes i PD-së në Dibër, reagon Isaku

309

Në zgjedhjet e 25 qershorit, Partia Demokratike në Dibër ka marrë një rezultat më të ulët se ai i zgjedhjeve të 2013-ës.

PD në qarkun e Dibrës, rezultatin më të mirë e ka arritur në Bulqizë, duke u rënditur edhe si forcë e parë. Ndërsa në Mat, Klos dhe Dibër është rënditur forcë e dytë dhe e tretë.

Tabela me rezultatet përfundimtare në qarkun e Dibrës

I treti në listën e PD-së në Dibër, Edmond Isaku, që nuk arriti të merrte mandatin, në një intervistë për Bulqiza Tv ka deklaruar se një rezultat i tillë është tregues i punës së dobët që është bërë nga strukturat e PD-s në Dibër dhe Mat.

Gjithashtu Isaku falenderoi edhe banorët e Bulqizës për mbështetjen që i dhanë Partisë Demokratike dhe programit të saj.

/bulqizaime.al/