Republika e Maqedonisë së Veriut, emri i ri i shtetit

477
Flamuri i Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë. Foto nga interneti

Arrihet marrëveshja midis Shkupit dhe Athinës për çështjen e emrit, kontest ky i cili për më shumë se dy dekada e mban të bllokuar procesin integrues të vendit. Kryeministri Zaev njoftoi se marrëveshja parashikon që emri i ri i shtetit të jetë Republika e Maqedonisë së Veriut ndërsa gjuha dhe shtetësia do të jenë maqedonase. Emri i ri do të jetë i përkthyeshëm dhe për përdorim të përgjithshëm. Zaev e cilësoi si historike marrëveshjen duke theksuar se e njëjta hap rrugën për integrimin e Maqedonisë në NATO dhe në Bashkimin Evropian.

Foto nga marreveshja e Prespës

“Ne kemi një zgjidhje historike shekullore, zgjidhjen e mosmarrëveshjes, ndërtimin e miqësisë mes dy vendeve. Vendimi për të forcuar identitetin maqedonas, kombin maqedonas, mbrojtur dhe forcuar edhe një herë. Me këtë marrëveshje do të kemi identitetin, gjuhën dhe kulturën tonë. Kjo marrëveshje do të konfirmojë dhe forcojë identitetin tonë kulturor. Nga sot emri i ri i do të jetë ‘Republika e Maqedonisë së Veriut’, nga sot e tutje nuk do të quhemi më qytetarë të FYROM-së, por maqedonas/qytetarë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, nacionaliteti maqedonas- të Republikës të Maqedonisë së Veriut, gjuha maqedonase dhe po ashtu do të përkthehet në të gjitha gjuhët. kështu në anglisht do të jetë ‘Republic of North Macedonia’, shtetësia ‘macedonian/citcitizens of Republic of North Macedonia’. Gjithashtu, Greqia do t’i dërgojë letër institucioneve ndërkombëtare për t’i informuar për arritjen e marrëveshjes, hap që do t’i hapë rrugët Maqedonisë për një datë të mundshme për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE-në dhe ftesë të drejtpërdrejtë për anëtarësim në NATO. Në shtator do të mbahet referendum, ku qytetarët do të vendosin për të ardhmen e tyre, duke thënë ‘PO, për Maqedoninë. Kthim prapa nuk ka më, krahë për krahë me partnerët evropian dhe anëtarësimin në NATO, gjë që garanton investime të reja nga dhe anëtarësi në BE që garanton kushte më të mira, standard më të lartë jetësore për qytetarët tanë” – deklaroi kryeministri Zoran Zaev.