Reforma territoriale/ Drejtoresha e shërbimeve publike në Dibër: Nuk u shërbejmë dot qytetarëve

758
Antike Torba, drejtore e shërbimeve publike në bashkinë Dibër. Foto: Ora News

Reforma territoriale ka shkaktuar probleme të shumta në zona të ndryshme të Shqipërisë, kryesisht atje kur varfëria është më e madhe.

Antike Torba, drejtore e shërbimeve publike në bashkinë Dibër e ftuar në “Ekopolitikë” në Ora News, tha se pavarësisht kësaj reforme, shërbimet bashkiake nuk shkojnë tek ish-komunat për shkak të infrastrukturës. Ajo i dha të drejtë qytetarëve që ankohen për mungesë të shërbimeve.

“Shërbimet nuk kanë shkuar tek qytetarët dhe keni të drejtë për ankesat e banorëve të komunave shumë të largëta. Janë disa pengesa financiare dhe infrastrukturore. Kur mungon rruga si mund të shkosh të tërheqësh mbetjet. Nuk mund të lësh ngrohjen në shkolla dhe të çosh kazanë plehrash, ku pastaj nuk mund të tërheqësh mbeturinat”, tha Torba.

Torba deklaroi gjithashtu se strehimi social mungon prej 7 vitesh në Dibër, ndërkohë që ky qark ka numrin më të lartë të rinjve që emigrojnë.

“Bashkia e Dibrës dhe Kukësit janë të prekura më shumë nga papunësia. Kanë numrin e të rinjve më të lartë që preken më shumë nga emigrimi. Pa strehim social ka rreth 7 vite”, tha ajo.

https://www.facebook.com/Ora.News.RTV/videos/382869412540510/