Rama: Ministrat teknik janë thjesht kujdestar. Pas zgjedhjeve e fillojmë me 71 mandate!

226

Kreu i qeverisë nga Korça u shpreh se marrëveshjen e arritur me Bashën, është një fitore për të në një betejë që ata e konsideronin të pamundur. Sipas tij, ministrat e rij teknik, do të kenë vetëm rolin e kujdestarit.

“Ata do të jenë kujdestar, s’do të bëjnë as tendera, as emërime”, u shpreh Rama.

Sipas edhe pse është nënshkruar marrëveshja Rama- Basha, kjo nuk ndryshon faktin që ata kishin frikë nga Vettingu e për këtë arsye u futën në çadër. Duke e cilësuar me ironi si mikun e tij më të ri Basha ai u shpreh se PS donte që PD të futej në zgjedhje, pasi sipas tij nuk do kishte shije fitorja pa to.

“Fakti që bëmë marrëveshje nuk e ndryshon faktin që ata kishin frikë nga vettingu. Ne kemi bërë gjënë e duhur, s’është asnjë saktificë për Peleshin deri në datën e zgjedhjeve. Kur ne themi që duam të vëmë Shqipërinë, nuk e kemi fjalë goje. LSI do të që dalë forcë e parë. Dhe PD do që të dalë forcë e parë. Por dhe ne duam që dë të dalim force e parë por duam të fillojmë me 71 vota për PS-në. Ne nuk duam më shumë pushtet por ne dua që Shqipëria të mos humbasë asnjë sekond” tha Rama.

Rama: Peleshi, ka qenë aset i çmuar i qeverisë
I pranishëm në këtë takim ka qenë edhe kryeministri Rama. Në fjalën t ij, Rama ka vlerësuar zv. Kryeministrin në largim Niko Peleshi. Sipas tij, Peleshi ka qenë në aset i çmuar, i cili ka sjellë në qeveri shumë ambicie dhe ëndrra e që i ka bërë ato realitet.

“Niko ka qenë një aset shumë i çmuar, ka sjellë një qeveri shumë ambicie dhe ëndrra që i ka bërë realitet”, u shpreh Rama.