Rama: Me ose pa PD, zgjedhjet më 18 qershor

352

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë pasdite një miting me të rinjtë Vlorës të cilët votojnë për herë të parë në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit.

Kryesocialisti kërkoi votën të rinjve për një mandat të dytë qeverisës, pasi siç tha ai PS është forca që bën shtet dhe jo si ata që lëshojnë diploma false apo duan të largojnë Shqipërinë nga Europa.

PS është shtëpia e përbashkët e të gjithë atyre që e duan Shqipërinë shtet, në punë, që e duan ta ndërtojnë mirëqenien e tyre këtu në Shqipëri.

Katër vitet e ardhshme shumë vajza dhe djem do të punësohen në bazë të zanatit të tyre, të hapuin një biznes të vogël dhe të bëjnë sukses, mirëqenie, bazuar në meritën dhe dëshirën e tyre për punë”, u shpreh Rama.

Rama premton aeroport per Vlorën

Kreu i qeverisë premtoi ndërtimin e një aeroporti në Vlorë, për shndërrimin e saj në një prej pikave turistike më të vizituara të mesdheut.

“Ne do të ndërtojmë një aeroport për Vlorën. Kjo do t’u mundësojë banorëve të Jugut që të mos shkojnë deri në Tiranë për të marrë avionin. kjo është realitet po aq sa është policia që duam, sa është realitet transforimi në arsimin profesional, 130 mijë godina të legalizuara, nga të cilat 93 mijë janë shtëpi të njerëzve, të ndërtuara me kursime te emigracionit“, tha Rama.

Kreu i qeverisë premtoi dhe ndërtimin e rrugës së Lumit të Vlorës. “Do të sjellë më shumë mundësi për zhvllimin bujqësor të zonë, shumë më tepër lëvizje dhe shumë më tepër të ardhura. Të gjitha kantieret e tjera të infrastrukturës, sot nesër do të kenë vendosur bazën e një të ardhmeje që ne nuk e negociojmë me askënd”, tha Rama.

Rama: Në 18 qershor, me ose pa PD zgjedhjet do bëhen

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi nga Vlora, duke komentuar bllokimin e rrugëve nga PD, se zgjedhjet me ose pa opozitën, do zhvillohen më 18 qershor dhe PS do t’i fitojë ato.

“Ata bllokojnë rrugët, ndërkohë që ne duam të hapim njëherë e mirë rrugën e të ardhmes. Megjithatë, ata le të bëjnë çfarë të duan, PS-në nuk ka forcë që e ndalon. Ata le të bëjnë ç’të duan, votuesit e parë të Vlorës dhe të gjithë Shqipërisë nuk ka forcë që i ndalon.

Ata le të bëjnë ç’të duan, fuqinë e dashurisë e dashurisë tonë për Shqipërinë dhe betejën tonë për Shqipërinë që duam, nuk ka forcë e zmbraps. Në 18 qershor, si me ata si pa ata, ne do të votojmë. Në 18 qershor, si me ata, si pa ata, ne do fitojmë”.

18 qershori, Rama: Marrim përpara me votë “murin e çadrës”

“Sot ne jemi këtu së bashku për të hapur një kapitull të ri të historisë së re tëe Shqipërisë që duam, për të hapur rrugën e Vlorës, Sarandës, Himarës, Konispolit, e Finiqit që duam, rrugën e Shqipërisë Europiane.

Shqipëria europiane nuk është një udhëtim për të ikur diku, por një përpjeje për të ndërtuar Europën këtu në shtëpinë tonë, për të pasur qytete si në Europë, shkolla, çerdhe, spitale, qendra shëndetësore si në Europë, por kurrë nuk do të ndërtojmë Europën nëse së bashku në 18 qershor nuk shembim murin e padrejtësisë, murin që gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar të lidhur si mishi me thoin me politikanët e ngujuar në çadër nga frika e drejtësisë kanë ngritur atë mur, ne do ta shembim, ne do t’i marrim përpara me votë më shumë se kurrë për PS-në të gjithë ata që duan të na kthejnë mbrapa.

Dhe më 18 qershor, kush voton për herë të parë ka një mundësi, ka dhe një detyrim për të marrë hak për pronat që u grabitën ne çerekshekulli, për vajzat dhe gratë që u dhunuan, rrahën dhe përdhunuesit, dhunuesi e rrahësit kurrë nuk u ndëshkuan, për të marrë hak për të gjitha nënat që u janë vrarë fëmijët nga kriminelë që nuk kanë marrë ndëshkimin e merituar, për të marrë hak për të gjitha zullume, të gjitha ato skandale, krime që janë mbuluar me kapat të rëndë mbi të cilat rrinë si mumje prokurorët dhe gjykatësit e korruptuar”, deklaroi Rama.

Mitingu i Ramës vjen pas tubimit një orësh të opozitës në mesditë ku bllokuan disa prej akseve kryesore rrugore në vend.