Projeksionet globale mbi popullsinë, parashikojnë një rënie drastike të popullsisë shqiptare

384

Projeksionet globale mbi popullsinë parashikojne nje renie drastike të popullsisë shqiptare, ne disa dekada me vone, sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuar.

Në vitin 2100 popullsia e Shqipërisë do të jetë 1,754,540 banorë me një rënie prej 1.2 milionë personash nga popullsia aktuale (2.9 milione).

Ne piramiden e popullsise, krahas uljes se theksuar te numrit, kemi edhe nje perkeqesim te vitalitetit të popullsisë. Ajo tregon se ne 2100 gati nje e treta e personave jane mbi 60% ndersa ulet ndjeshem numri i lindjeve.

Emigracioni eshte nje ndër shkaqet e përkeqësimit. Te dhenat e OKB-se tregojne se nga viti 1990 ka emigruar 20 për qind e popullsisë së vendit, shumica në Greqi dhe Itali.

Sipas te dhenave te fundit te Instat-it aktualisht rreth 13 % e popullsise eshte mbi 65 vjec, nderkohe eshte ulur treguesi I lindshmerise ne 1.7 fëmijë për grua.