Prezantohen shefat në Komisariatet e Policisë Dibër dhe Mat

1970
Gjatë prezantimit të shefave në Komisariatet e Policisë Dibër dhe Mat. Foto: Drejtoria Vendore e Policisë Dibër

Prezantohen shefat e rinj që do të marrin nën drejtim Komisariatin e Policisë Dibër dhe Mat. Prezantimi para punonjësve të policisë u bë nga Drejtori Vendor i Policisë Dibër, Edmond Tarkaj.

Kryekomisar Aldi Mema emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Mat, ndërsa Komisar Gazmend Demrozi emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Dibër.

Në fjalën e tij, Tarkaj e vuri theksin tek impulsi i ri për punën e policisë, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

“Shpreh besimin se keto ndryshime do ti japin një impuls të ri punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe ju kërkoj integritet dhe seriozitet të plotë jo vetëm të tuajën, por edhe të gjithë vartësve për t’u angazhuar në luftën kundër kultivimit të bimëve narkotike.”, u shpreh Tarkaj.

Mema dhe Demrozi zëvëndësojnë në detyrë, ish-shefin e Komisariatit Dibër z. Zija Sulaj dhe atë të Matit z. Henerigert Mitri.

/bulqizaime.al/