Prerje e paligjshme e pyjeve në zonë të mbrojtur, 2 persona procedohen penalisht në Klos

968
Lënda drusore, e cila dyshohet se është prerë në mënyrë të paligjshme në zonë të mbrojtur "Linos-Guri i Bardhë". Foto: DVP Dibër

Dy persona janë proceduar penalisht në Klos pasi janë bllokuar me një sasi lënde drusore, e cila dyshohet se është prerë në mënyrë të paligjshme në zonë të mbrojtur.

“Kryenin prerje të pyjeve në mënyrë të paligjshme, në vendin e quajtur ‘Linos-Guri i Bardhë”, pjesë  e zonës së mbrojtur me ligj,  kanë organizuar punën  dhe si rezultat kanë kapur në flagrancë shtetasin  I. B., duke transportuar me  kamion 8m³, lëndë drusore, i cili sapo ka parë policinë ka braktisur mjetin dhe në tentativë për tu larguar është kapur nga shërbimet e policisë. Dhe shtetasin Xh. M., duke transportuar me kamion 7m³, lëndë drusore.” thuhet në njoftimin e DVP Dibër.

Sipas Policisë, këta dy shtetas janë autorët e dyshuar të prerjes së një parcele me lëndë drusore në mënyrë të çrregullt në zonën e mbrojtur në ‘Linos, Guri i Bardhë’ në territorin e Bashkisë Klos.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 2 automjete tip kamion, lënda drusore e prerë dhe mjete pune që shërbenin për prerjen e lëndës drusore. Dy personat e arrestuar janë akuzuar për veprën penale “Prerje e paligjshme e pyjeve” dhe materialet i kaluan  Prokurorisë Mat, për veprime të mëtejshme hetirmore.

Gjatë vitit 2021 një sërë zyrtarësh lokalë në Dibër, ishin proceduar penalisht për fshehje të prerjeve të paligjshme të pyjeve dhe disa persona u proceduan penalisht.