Policia e Dibrës arreston dy shpërndarës droge

2169
Drejtoria Vendore e Policisë së qarkut Dibër

Policia arrestoi dy persona për shpërndarjen e drogërave të forta në qytetin e Peshkopisë. “Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet u gjet një sasi lëndë narkotike kokainë e ndarë në  doza gati për shitje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin.” thuhet në njoftimin e DVP Dibër.

Policia arrestoi B. K., 26 vjeç dhe E. D., 24 vjeç, banues në Peshkopi. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.