PD i shmanget dekriminalizimit, shkel ligjin me listat “gjysmake” të dorëzuara në KQZ

255

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka anuluar sot mbledhjen e planifikuar për në orën 18:00 ku pritej të miratohej lista e kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike, duke e shtyrë atë për ditën e nesërme në ora 12:00.

Në njoftimin zyrtar të këtij institucioni, nuk sqaroheshin arsyet e këtij vendimi por burime nga KQZ pohuan për Balkanweb se shkak ka qenë pikërisht fakti se listat e sjella nga Partia Demokratike nuk plotësonin kushtet e përcaktuara nga Kodi Zgjedhor e për pasojë nuk mund të miratoheshin nga KQZ.

Lista e PD nuk ishte e plotë me 140 kandidatë, numër që korespondon edhe me numrin e vendeve në Kuvend dhe se gjithashtu listat e depozituara nuk ishin të shoqëruara edhe me CV-të përkatëse.

PD ka depozituar në KQZ vetëm 95 emra kandidatësh ndërkohë që edhe për këto emra nuk ka depozituar asnjë formular dekriminalizimi, si dhe nuk ka paraqitur jo vetëm kopjet e kartave të identitetit por madje as ka plotësuar ditëlindjet e kandidatëve.

Një fakt të tillë e vërtetojnë edhe listat e PD-së për Qarqet Vlorë dhe Tiranë, ku siç mund të konstatohet nga fotot, respektivisht në Vlorë janë paraqitur vetëm 7 kandidatë nga 12 mandate që ka kjo zonë, dhe në Tiranë vetëm 18 nga 34 mandate që ka Qarku.

Referuar afateve të përcaktuara në Kodit Zgjedhor sot fleta e votimit duhej të ishte konfiguruar dhe të ishte derguar për të filluar shtypja e saj, por duket se parregullistë në listat e kandidatëve të PD janë bërë shkak që KQZ të shtyjë mbledhjen përtej afatit ligjor duke vënë seriozisht në pikëpyetje ecurinë e procesit. Kujtojmë se dhe depozitimi në KQZ i listave të kandidatëve u bë sot në mëngjes nga PD-ja përtej afatit ligjor.

PARASHIKIMET E KODIT ZGJEDHOR

NENI 67 5. Emrat në listën e partisë paraqiten të renditura sipas rendit shifror, duke filluar nga numri një. Numri i kandidatëve në listën shumemërore të një partie të regjistruar si subjekt zgjedhor më vete apo numri i përgjithshëm i kandidatëve të një koalicioni nuk duhet të jetë më i vogël sesa numri i mandateve që do të zgjidhen në zonën zgjedhore përkatëse. Për një parti pjesëtare të koalicionit, numri i kandidatëve nuk mund të jetë më i vogël sesa gjysma e mandateve që zgjidhen në zonën zgjedhore përkatëse. Për listat shumemërore për këshillat e bashkisë zbatohet i njëjti rregull. 6. Për çdo zonë zgjedhore, të paktën tridhjetë për qind e listës shumemërore dhe një në tre emrat e parë të listës shumemërore duhet t’i përkasë secilës gjini. Subjekti paraqitës i listës deklaron vendet, sipas kuotës gjinore, me qëllim zbatimin e përjashtimit, sipas pikës 2 të nenit 164 të këtij Kodi.

NENI 72 DOKUMENTET E KANDIDIMIT 1. Dokumentet e kandidimit duhet të jenë në përputhje me kërkesat e këtij Kodi dhe sipas formës së përcaktuar në udhëzimet e KQZ-së. 2. Dokumentet e kandidimit duhet të përmbajnë këto të dhëna: a) listën e plotë të kandidatëve me renditjen përkatëse, të nënshkruar nga kryetari i partisë, ose propozimin nga komiteti nismëtar i një grupi zgjedhësish; b) emrin, atësinë, mbiemrin, datëlindjen, gjininë, adresën e kandidatit dhe një kopje të dokumentit të identifikimit; c) deklarimin e kandidatit se gëzon të drejtën dhe vullnetin për të kandiduar, në të cilin përfshihet, sipas rastit, deklarimi i dorëheqjes nga funksionet e përcaktuara në nenin 63 të këtij Kodi, shoqëruar me kopjen e deklaratës së dorëheqjes, të depozituar pranë institucionit përkatës; ç) deklarimin e kandidatit të propozuar nga një grup zgjedhësish se nuk do të mbështetet apo nuk do të mbështesë asnjë subjekt zgjedhor në zgjedhje; d) një listë të nënshkruar nga zgjedhësit e zonës përkatëse, që mbështesin