PD Bulqizë mbyll sot fushatën

252

Partia Demokratike dega Bulqizë, mbyll mbrëmjen e sotme në orën 18:00 fushatën elektorale të 25 qershorit me një koncert në pedonalen e Bulqizës.

Të ftuar në këtë koncert organizuar nga PD Bulqizë do të jenë disa prej këngëtarëve më në zë si: Ermal Fejzullahu, Nora Istrefi & Gjiko.

Ndërsa në Tiranë, Partia Demokratike mbyll mbrëmjen e sotme në orën 19:00 fushatën elektorale të 25 qershorit me një tubim në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në vendin ku më parë ngrihej ‘Çadra e Lirisë’.

/bulqizaime.al/