OnePlus 5 debuton zyrtarisht

324

Pritjes përfundimisht i erdhi fundi. OnePlus ka lansuar modelin e shumë-përfolur të telefonit të saj, OnePlus 5, në një ngjarje mediale të cilën e ka mbajtur para pak orësh.

Telefoni vjen me mbështetje për 34 breza frekuencor, gjë që tregon se kompania po synon ta lëshojë pajisjen në shumë tregje dhe që e njëjta të mund të përdoret globalisht, në pothuajse çdo treg.

OnePlus 5 është pajisja më e hollë e kompanisë, me trup prej vetëm 7.25mm, dhe vjen me specifikat më të mira të mundshme por me një interes pak më të madh ndaj segmentit të fotografisë. Telefoni vijnë me kamera të dyfishta, njërën me 16MP për fotografi me dritë të ulët por edhe kamerën tjetër kryesore me 20MP.

OnePlus 5 vjen me ekranin prej 5.5 inç që ka një rezolucion prej 1920 me 1080 pikselëve, procesorin e fundit të Qualcomm, Snapdragon 835 i çiftuar me 6 / 8GB RAM dhe 64 / 128GB hapësirë ??të brendshme. Ka një bateri prej 3,300 mAh me Dash Charging, duke premtuar një ditë të plotë të jetës së baterisë në vetëm gjysmë ore të ngarkimit me rrymë.

OnePlus 5 është në dispozicion në opsionet e ngjyrave Midnight Black dhe Stale Grey dhe do të jetë në dispozicion për tu blerënë internet nga 27 qershori nga faqja zyrtare e kompanisë.