Nis rikonstruksioni i rrugës në bllokun e poshtëm të pallateve në Lagjen e Re

655

Ka nisur rikonstruksioni i rrugës në bllokun e poshtëm të pallateve në Lagjen e Re në Bulqizë. Ky investim i Bashkisë Bulqizë ka të bëjë me sistemim – asfaltimin e rrugës nga shkolla 9-vjeçare “Xhevdet Doda” deri pranë kryqëzimit në afërsi të xhamisë së Bulqizës. Veç shtrimit të saj do të ndërhyhet edhe në rrjetin e kanalizimeve, ujërave të zeza dhe vendosjen e ndriçimit.

Nga Bashkia Bulqizë bëhet me dije se për sistemimin e kësaj rruge është dërguar një projekt edhe tek Fondi i Zhvillimit të Rajoneve, por që nuk u aprovua, çka solli që bashkia të ndërhynte me buxhetin e saj.

Rikonstruksioni i kësaj rruge prek edhe prishjen e disa ndërtimeve pa leje që ndodhen krah rrugës, kryesisht bodrume, që ka gjetur mbështetjen edhe të banorëve.

/bulqizaime.al/