Ndryshime në polici, Dibra dhe Durrësi më drejtorë të rinj

1325
Skënder Hita dhe Dhimitraq Ziu, foto nga Policia e Shtetit

Dhimitraq Ziu është emëruar drejtor i ri i Policisë së Dibrës. Skënder Hitaj që mbante më parë këtë detyrë është emëruar drejtor i Policisë së Durrësit, i cili pritet që të marrë sot detyrën.

Këto ndryshime për drejtor qarku, janë propozimet e para nga drejtuesi madhor i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku që pas marrjes së detyrës disa javë më parë.

Dhimitraq Ziu së fundmi ishte zv – drejtor për rendin në Durrës, ndërsa më herët ka qenë Drejtor i Policisë Rrugore dhe zv – drejtor në Tiranë për rendin dhe sigurinë.