Mjeku Fatos Hoxha zgjidhet kryetar i degës së PD-së në Bulqizë

655
Foto ilustruese

Mjeku Fatos Hoxha do të jetë drejtuesi i Partisë Demokratike, dega Bulqizë. Ky i fundit u shpall fitues me 587 vota, kundrejt kandidatit tjetër në garë, Shaqir Manjani që arriti të merrte 442 vota.

Procesi për zgjedhjen e kryetarit të degës së PD në Bulqizë është shoqëruar me tensione të herëpashershme mes mbështetësve të dy kandidatëve në garë. Ishin afro 1037 anëtarë që votuan nga afro 2200 me të drejtë vote.

Fillimisht procesi për zgjedhjen e kryetarit të degës ishte lajmëruar për të dielën, por pas përplasjeve për shkak të mos dakordësisë me listat e anëtarësisë, zgjedhjet u anuluan, për t’u zhvilluar të martën. Po këtë të martë u zhvillua edhe kuvendi i degës së Partisë Demokratike në Bulqizë, ku u zgjodh kryesia dhe delegatët për Kuvendin Kombëtar të kësaj force politike.