Microsoft me tastierë inteligjente (video)

394

Në heshtje të plotë Microsoft prezantoi një “Tastierë Modern” me një skaner të shenjave të gishtërinjve të integruar. Tastiera Modern vjen për të zëvendësuar Surface Keyboord dhe në pamje të jashtme janë identike.

I vetmi ndryshim është skaneri i shenjave të gishtërinjve dhe përdorimi i një kablli për lidhje fizike në vend të wireless.

https://youtu.be/YDpGtDzAw4I

Skaneri është i integruar në në butonin e dytë Windows në krahun e djathtë të tastierës dhe mund të përdoret jo vetëm për të hyrë në Windows por edhe uebsajte përmes Windows Hello, shkruan PCWorld Albanian.

Tastiera e re funksionon me Windows 10, macOS dhe versionet më të fundit Android. Ajo do të kushtojë 129 dollar. Mund tu duken shumë, por bëhet fjalë për tastierën më të mirë që mund të blini.