Mbytet një person në liqenin e Ulzës

1474
Liqeni i Ulzës, Mat. Foto: Interneti

Një 23 vjeçar me inicialet A.C është mbytur në liqenin e Ulzës, mbrëmjen e së premtes. Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, ngjarja ka ndodhur në fshatin Urakë rreth orës 22:15.

“Shtetasi A. C, 23 vjeç, dyshohet se është vetëmbytur në liqenin e Ulzës, në afërsi të banesës së tij në fshatin Urakë, ku sipas deklarimeve të familjarëve vuante nga depresioni. Forcat e policisë në bashkëpunim me familjarët kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupit nga liqeni, ku nga kqyrja  e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.” Thuhet në njoftimin e Policisë.