Mat, Policia arreston një person akuzuar për kultivim të bimëve narkotike

198
Lënda narkotike e sekuestruar nga Policia gjatë operacionit të koduar “Autumn”.

Policia ka vënë në pranga një person në Mat, akuzuar për kultivim të bimëve narkotike. Në njoftimin e shpërndarë për mediat nga Drejtoria Vendore e Policisë Dibër, thuhet se aksioni i koduar “Autumn” është zhvilluar në fshatin Dukagjin.

“Si rezultat, në fshatin Dukagjin, Mat, në banesën e shtetasit I. L., janë gjetur 3 kg bimë narkotike në proces tharjeje, ndërsa në ambientet përreth kësaj banese janë gjetur të kultivuara bimë të dyshuara narkotike kanabis, të cilat u asgjësuan me anë të djegies. Nga veprimet hetimore dyshohet se autori i kësaj veprimtarie kriminale është shtetasi I. L., 50 vjeç, i cili është arrestuar në flagrancë.” Thuhet në njoftimin e DVP Dibër.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprat penale “Prodhim e shitje e lëndëve narkotike”, “Kultivim i bimëve narkotike”.

Disa ditë më parë, Policia arrestoi tre persona dhe procedoi penalisht një tjetër në Bulqizë, akuzuar për kultivim dhe shitje të lëndëve narkotike. Ndërsa gjatë periudhës së verës ka pasur disa aksione në të gjithë qarkun për ndalimin e kultivimit të bimëve narkotike.