Mashtrimet/ 47 milionë Lekë të përfituara nga pensioni fals, nën hetim 7 raste në Dibër

490

Plot 47 milionë Lekë të vjetra nga buxheti i shtetit janë përfituar në formë pensioni përmes dokumenteve false.

Syri.net mëson se nën hetim nga policia janë 7 raste të tilla në Dibër që kanë të bëjnë me falsifikim të dokumenteve  të sigurimeve shoqërove.

Më poshtë rendisim rastet nën hetim:

Në Dibër hetohet Dedë Gjonaj 60 vjeç, ka përfituar 4.6 milionë Lekë të vjetra pension për 5 vite

Në Dibër hetohet Petrit Kurti 65 vjeç, ka përfituar 4.6 milionë Lekë të vjetra pension për 5 vite

Në Dibër hetohet Tofik Selita 58 vjeç, ka përfituar 7.1 milionë Lekë të vjetra pension për 6 vite

Në Dibër hetohet Nerim Histuna 61 vjeç, ka përfituar 4.7 milionë Lekë të vjetra pension për 6 vite

Në Dibër hetohet Sadik Lleshi 57 vjeç, ka përfituar 9.9 milionë Lekë të vjetra pension për 7 vite

Në Dibër hetohet Lumturie Salkurti 70 vjeç, ka përfituar 8 milionë Lekë të vjetra pension për 2 vite

Në Dibër hetohet Lihe Rina 76 vjeç, ka përfituar 8 milionë Lekë të vjetra pension për 6 vite

Të gjithë personat e sipërpërmendur po hetohet në gjendje të lirë pasi dyshohet se kanë falsifikuar dokumentet zyrtare dhe kanë mashtruar Sigurimet Shoqërore për të përfituar pension.