Marteniteti i Burrelit më në fund hap dyert

645

Pas një periudhe të gjatë, më në fund Marteniteti i Spitalit të Burrelit do të ketë mjeken obsteter-gjinekologe.

Tatjana Milo do të jetë mjekja që këtë të premte ka firmosur kontratën me Spitalin e Burrelit për vazhdimin e punës dhe që prej ditës së hënë do të jetë në shërbim.

Një lajm i tillë bëhet me dije nga Dritan Neli, drejtor i Shërbimit Spitalor, Burrel.

Më parë gratë shtatzënë do të duhej të udhëtonin drejt kryeqytetit ose në drejtim të qyteteve të tjera për të marrë kujdesin shëndetësor.

Hapja e këtij marteniteti do t’ju vij në shërbim edhe grave shtatzëna nga Bulqiza që përballen me mungesën e mjekut obsteter-gjinekolog.

/bulqizaime.al/