Maqellarë, aksident automobilistik, humb jetën 5 – vjeçari

325

E përditësuar…

Një aksident automobilistik me pasojë vdekjen e një 5 – vjeçari ka ndodhur në Maqellarë.

Sipas Policisë, fëmija E.Xh ishte duke luajtur në oborrin e shtëpisë me një karrocë prej druri me guzhineta dhe në momentin kur vëllai i tij, rreth 16 vjeç, ishte duke futur në oborrin e shtëpisë automjetin tip Toyota në pronësi të të atit, fëmija 5 vjeçar ka rrëshqitur dhe është përplasur në gomën e pasme të automjetit.

Për pasojë ka gjetur vdekjen rrugës për në spital.

/bulqizaime.al/

*Foto ilustrative/web