LSI miraton listën për deputetë, Spahiu i pari në Dibër

581

Lëvizja Socialiste për Integrim miratoi mbrëmë listën e kandidatëve për deputetë. Listën e Dibrës do ta kryesojë sërish, deputeti aktual i LSI-së, Përparim Spahiu.

Në mbledhjen e Kryesisë së saj janë rikonfirmuar shumica e deputetëve aktualë të Grupit Parlamentar të LSI-së, ndërsa mbetet pa u miratuar lista e kandidatëve për qarkun e Tiranës. Ish-ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, është në krye të listës së LSI-së në qarkun e Beratit, ndërsa deputetja Monika Kryemadhi do të jetë në krye të listës së qarkut të Elbasanit e ndjekur nga ish-ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto.

Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, do të kryesojë listën e deputetëve të Korçës, ndërsa ministri i Mjedisit, Lefter Koka, do të kryesojë listën e qarkut Durrës. Pritet që Kryesia e LSI-së të mblidhet përsëri sot që t’i japë dorën e fundit listës së kandidatëve të qarkut Tiranë dhe plotësimet që kërkojnë qarqet e tjera.

LISTA DERI TANI

Elbasan

Monika Kryemadhi

Edmond Haxhinasto

Korçë

Edmond Panariti

Pirro Kapurani

Brunilda Paskali

Dibër

Përparim Spahiu

Vlorë

Shezai Rrokaj

Sokol Dervishaj

Shkodër

Agron Çela

Dritan Ylli

Durrës

Lefter Koka

Fier

Petrit Vasili

Tirana

Klajda Gjosha

Luan Rama

Kejdi Mehmetaj

Endrit Braimllari

Berat

Nasip Naço

Silva Caka

Lezhë

Viktor Tusha

Gjovalin Kadeli

Gjirokastër

Vangjel Tavo