Kryemadhi në Radomirë të Kalasë së Dodës: Asnjë subvencionim për blegtorët

647
Monika Kryemadhi me blegtorët e zonës së Radomirës së Kalasë së Dodës. Foto: LSI

Monika Kryemadhi, kryetarja e LSI-së, ka zhvilluar një takim me blegtorët e zonës së Radomirës së Kalasë së Dodës.

Në një status në Facebook, teksa ka publikuar edhe disa foto nga takimi, Kryemadhi shkruan se nuk është bërë asnjë lloj subvencionim për blegtorët e asaj zone.

Sot kafen e mëngjesit në Radomirë të Kalasë së Dodës, me njerëzit fisnikë të kësaj zone.
Asnjë subvencionim për blegtorët në këtë zonë. Numri i bagëtive ka pësuar një ulje drastike, ashtu si edhe fondi i subvencionimeve për bujqësinë në buxhetin e shtetit, që është ulur me rreth shtatë here,”- shkruan kryetarja e LSI-së krahas fotove.

Monika Kryemadhi me blegtorët e zonës së Radomirës së Kalasë së Dodës. Foto: LSI