Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka deklaruar se dekreti i Presidentit Ilir Meta për shfuqizimin e datës së zgjedhjeve është inekzistent.
“KQZ i bën thirrje të gjitha organeve publike që ngarkon ligji me detyra në kuadër të mbarëvajtjes dhe organizimit të zgjedhjeve vendore të datës 30 qershor 2019 të konsiderojnë si inekzistent aktin e Presidentit për shfuqizimin e dekretit dhe të vijojnë përmbushjen e detyrave të tyre për të garantuar të drejtën kushtetuese të shtetasve shqiptarë për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në pushtetin vendor”, deklaroi zëdhënësja e KQZ-së.
KQZ shprehet se kërkesa e disa kryebashkiakëve për lirim të KZAZ-ve është në tejkalim të kompetencave. KQZ gjithashtu shprehet se të gjithë ata që bëjnë veprime të dhunshme në zgjedhje, dënohen sipas Kodit Penal.