Komisioni i Rithemelimit voton sot për kandidatët e zgjedhjeve të pjesshme lokale

520
Procesi i votimit në Dibër. Foto: M. Jangulli

Komisioni i Rithemelimit i Partisë Demokratike, voton sot primaret për kandidatët për kryebashkiakë në 6 bashkitë e vendit. Procesi në Dibër ka nisur prej mëngjesit dhe pritet të zgjasë deri në orën 17:00.

Në një njoftim për shtyp, Komisioni i Rithemelimit, bën me dije se procesi i votimit ka nisur i qetë dhe pa probleme, duke ju bërë thirrje anëtarëve të PD të ushtrojnë të drejtën e votës për të zgjedhur përfaqësuesin e tyre në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 Marsit.

Kandidatët që do të garojnë në primare për Dibrën janë: Behar Dema me profesion ekonomist, Dafina Muda, psikologe dhe Premtim Riza, arsimtar. Komisioni zgjedhor në Dibër, bën me dije se janë 1150 anëtarë të Partisë Demokratike me të drejtë vote.

REKLAMË