Këshilli i Bashkisë Bulqizë dalë në Zgjedhjet Lokale 2015, dominohet në masën dërrmuese nga pronarë të subjekteve që veprojnë në fushën e nxjerrjes së kromit, në zonën mineral mbajtëse.
Nga këto zgjedhje, kanë dalë të përfaqësuar të gjithë, madje edhe Partia Komuniste e Shqipërisë, e cila do të ketë përfaqësuesin e saj në Këshillin e Bashkisë Bulqizë.
Numrin më të madh të anëtarëve do ta ketë, Partia Socialiste e Shqipërisë me tre të tillë, ndjekur nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim me nga dy anëtarë.
Ndërsa, numrin më të madh në bazë koalicioni, do ta ketë ASHE me 13 anëtarë, APPD me 8 të tillë.
Nga emrat të cilët gjenden në listën e mëposhtme, të bie në sy, se pjesa dërrmuese janë biznesmen në fushën e shfrytëzimit minerar.
Gratë në Këshillin Bashkiak të Bulqizës, do të përfaqësohen nga Fllanxa Kurti PD, Luiza Tola PS dhe Marsida Murja LSI.
Me këtë numër të biznesmenëve të kromit, të cilët janë pjesë e Këshillit Bashkiak të Bulqizës, interesat e qytetarëve me sa duket do të kenë një zë shumë të fuqishëm!
LISTA E ANËTARËVE TË KËSHILLIT BASHKIAK BULQIZË DALË NË ZGJEDHJET LOKALE 2015
Koalicioni APPD
- Mentor Lala PD
- Fllanxa Kurti PD
- Edmond Isaku PBD
- Ardit Tollja MDL
- Abaz Mera PBKD
- Bardhyl Rama PLL
- Ardian Hida PR
- Halil Jakimi KONS
Koalicioni ASHE
- Myfit Duriçi PS
- Luiza Tola PS
- Vehbi Xheka PS
- Veap Halili LSI
- Marsida Murja LSI
- Munir Sinani PASH
- Fatos Muha PRRL
- Arjan Hoxha ADS
- Petrit Cara PGJ
- Gëzim Sala PDS
- Behar Cani PKSH
- Lulzim Viçishta G99
- Rrahim Dedja PDM