Kërcënon Basha: Do të ketë protesta nëse mbahen zgjedhje pa demokratët

228

Opozita do të jetë në Kavajë më 7 maj, jo për të votuar, por për të protestuar.

Lulzim Basha mbrëmjen e djeshme iu bashkua demokratëve të Kavajës dhe të njësisë 8 në Tiranë dhe paralajmëroi atë që do të ndodhë nëse në Kavajë maxhoranca do të mbajë zgjedhje pa demokratët.

Atë ditë në Kavajë nuk do të ketë zgjedhje, por një protestë kombëtare popullore dhe zgjedhjet në Kavajë njësoj si zgjedhjet kombëtare do t’i mbajmë vetëm me qeverinë teknike që do të garantojë vullnetin e kavajasve dhe gjithë shqiptarëve.

Dhe po i  shkoi mendja ta provojë, ta mendojë të bëjë zgjedhje pa demokratët në Kavajë, atëherë jo tekstualisht, jo në kuptimin romantik, Kavaja do ti bëjë atë që i bëri etërve të tij komunistë”, deklaroi Basha duke paralajmëruar në këtë mënyrë incidente gjatë ditës së zgjedhjeve.