Janari i këtij viti, regjistroi më shumë aksidente në vend që nga 2010-ta

804
Foto nga një aksident rrugor në Bulqizë

Muaji janar 2021 ka regjistruar numrin më të lartë të aksidenteve rrugore të ndodhura në territorin e vendit, që prej vitit 2018. Sipas të dhënave nga INSTAT, fillimviti nisi me 125 aksidente rrugore, me pasojë 143 të lënduar dhe 22 viktima.

Rritja e ndjeshme e këtyre ngjarjeve mban si shkaktarë kryesorë vetë drejtuesit e mjetit, të cilët janë gjendur fajtorë në 80% të rasteve.

Qarqet me trafikun më të madh, janë edhe ato me më shumë aksidente, si Tirana, Durrësi dhe Lezha, me këtë të fundit me një dyfishim të rasteve me pasojë vdekjen. Në Dibër, për janarin 2021 ka pasur vetëm dy aksidente rrugore, pa pasoja në jetë.

Janari, së bashku me muajt e verës, janë më problematikët në rrugët e Shqipërisë, për shkak të shtimit të numrit të automjeteve që qarkullojnë prej ardhjes së emigrantëve dhe të huajve.

Numri i aksidenteve rrugore në Shqipëri është rritur në vazhdimësi. Ndërsa numri i të vrarëve në aksidente rrugore, shënoi kulmin në vitin 2007 me 384 viktima.