Ja kur dhe sa do të rritet paga minimale

220

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj ka thënë sot se paga minimale do të rritet nga 22 në 24 mijë lekë dhe vendimi pritet të merret nga Këshilli i Ministrave këtë javë.

“Besoj se këtë të mërkurë, në mbledhjen e radhës së qeverisë, do të kemi aprovimin e pagës minimale në nivelin 24 mijë lekë. Është e konsultuar me sipërmarrjen, me shoqatat e punëmarrësve, e gjithashtu me shoqatat e punëdhënësve”, tha Ahmetaj për gazetarët nga Kuvendi.

Ai ishte i pranishëm në Komisionin e Ekonomisë për të prezantuar uljen e TVSH-së për akomodimin në turizëm, nga 20 në 6 për qind. Ndryshimet u miratuan nga komisioni, ndërkohë që pas hyrjes në fuqi të ligjit, do të dalin menjëherë aktet nënligjore.