Inagurohet xhamia “Ebu Hanife” në Bulqizë

1066
Xhamia “Ebu Hanife” në Bulqizë. Foto: Studio "Karaj"

Të enjten në një ceremoni të veçantë u inagurua xhamia e re “Ebu Hanife” në Bulqizë, ku përveç besimtarëve të shumtë merrnin pjesë edhe personalitete zyrtare të zonës, Myftinia e Dibrës dhe Matit si dhe drejtues të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.

Xhamia “Ebu Hanife” në Bulqizë është ndërtuar falë donacionit të “Qatar Charity Albania” dhe punimet për ndërtimin e kësaj xhamie kanë zgjatur afro 2 vite.

Drejtori i Qatar Charity Albania, Shewki Ebu Saif në fjalën e rastit falenderoi strukturat e pushtetit lokal për lehtësirat në fillimin e punimeve për ndërtimin e xhamisë së re dhe, donatorin e që bëri të mundur ndërtimin e kësaj xhamie, që kërkoi të mbetet anonim.

Ceremonia filloi me leximin e Kuranit, për të vazhduar më pas me fjalët përshëndetëse të të ftuarve.