Godina e tregut të produkteve bujqësore në Bulqizë, jashtë funksionit

815
Godina e tregut të produkteve bujqësore në Bulqizë. Foto: Bulqizaime.al

Godina e tregut të produkteve bujqësore në Bulqizë u ndërtua e re në vitin 2023 nëpërmjet një investimi që u financua nga Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural. Kjo godinë, u ndërtua për tregtimin e produkteve, por edhe si një pikë grumbullimi dhe shpërndarjeje për ata fermerë që synonin tregun e kryeqytetit dhe më gjërë.

Por kanë kaluar afro një vit që punimet kanë përfunduar, ndërsa fermerët dhe produktet bujqësore nuk duken askund.

Lidhur me këtë çështje, Bulqizaime.al ju drejtuar Bashkisë Bulqizë për sqarime se çfarë e ka penguar vënin në funksion të kësaj godine, por nuk mori përgjigje deri në publikimin e këtij lajmi. Referuar të dhënave të prokurimit, godina e tregut të produkteve bujqësore ka kushtuar afro 275 mijë euro (me TVSH).

Pesha që zë bujqësia në strukturën e punësimit në zonën e Bulqizës – sidomos në njësitë administrative Shupenzë dhe Gjoricë – mbetet e lartë. Megjithatë, edhe pse bujqësia ka një rëndësi të madhe në ekonominë e zonës, mungesa e një strukture të organizuar për grumbullimin dhe tregtimin e produktit bujqësor ka sjellë sfida për fermerët. Produktet shpesh qëndrojnë pa u shitur ose tregtohen nën kosto, duke i shkaktuar humbje serioze fermerëve dhe ndikuar negativisht në zhvillimin ekonomik të zonës.