Gjatë fushatës elektorale janë punësuar 3850 persona

331

Zëvendëskryeministrja, Ledina Mandija është shprehur e shqetësuar në mbledhjen e pestë të Task Forcës rreth punësimeve të bëra nga institucionet shtetërore, ministritë, shoqëritë me kapital 100% shtetëror që janë varësi e ministrive, bashkive për periudhën 25 maj deri me 22 qershor.

Mandija referuar informacione të ardhura nga Drejtoria e përgjithshme e Tatimeve, ka verifikuar punësimin gjatë periudhës zgjedhore të 3580 punonjësve së administratës që në kundërshtim me Urdhrin të Kryeministrit nr.65 , vendim të Këshillit të Ministrave nr.473 si dhe në kundërshtim ne nenin 88 të Kodit Zgjedhor .

Zëvendëskryeministrja u shpreh se po vlerëson mundësinë që i gjithë ky informacion të dërgohet për një verifikim të hollësishëm Kontrollit të Lartë të Shtetit, një institucioni kushtetues dhe ligjor për ushtrimin e kontrolleve në veprimtarinë e Institucioneve të administratës shtetërore përfshirë këtu edhe shoqëritë sh.a me kapital shtetëror, punonjësit e të cilave paguhen nga fondet e parave publike. /BW.