Fushë- Bulqizë, përmbyset zetori, plagoset 49 – vjeçari (FOTO)

322

Informacion paraprak

Rreth orës 09:00 është njoftuar se në Fushë-Bulqizë një mjet tip zetor i vogël është përmbysur në anë të rrugës, njofton Policia e Shtetit.

Menjëherë kanë shkuar Shërbimet e Policisë të Komisariatit Bulqizë, ku kanë konstatuar se në një rrugë dytësore, të njësisë administrative Fushë-Bulqizë, shtetasi Baftjar Shehu, 49 vjeç, banues në fshatin Dushaj, duke drejtuar mjetin tip zetor (i vogël, dum dum, me motorr me një piston), ka humbur kontrollin dhe për pasojë është përmbysur në anë të rrugës.

49 vjeçari Shehu, është transportuar menjëherë për të marrë ndihmë mjekësore në spitalin e Bulqizës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

/bulqizaime.al/