FOTOLAJM/ Bulqizë, makinat përshkojnë në mes të ditës pedonalen

373

Punimet në pedonalen e qytetit të Bulqizës në një pjesë të saj kanë përfunduar edhe pse akoma jo e gjitha.

Megjithëse është e ndaluar futja e automjeteve në pedonale dhe si pasojë drejtuesi i mjetit ndëshkohet edhe me heqjen e lejedrejtimit, kjo nuk i ka penguar që të përshkojnë pedonalen gjatë paradites së sotme.

Një rast i tillë është denoncuar në Bulqiza ime, ku një automjet kalon mespërmes pedonales.

Mungesa e pengesave në hyrje të pedonales dhe e vigjilencës nga policia e shtetit dhe ajo bashkiake, ka sjellë që në shumë raste makinat të kalojnë përmes pedonales.

Disa herë në Bulqiza ime janë raportuar raste ku makinat kalojnë në mes të ditës në pedonale, por që nga bashkia Bulqizë nuk janë marrë masa për ngritjen e barrierave penguese.

/bulqizaime.al/