FOTO + VIDEO/ Fushë – Bulqizë, sekuestrohen 28 thasë Cannabis Sattiva e përpunuar

532

Sekuestrohen 28 thasë me lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva e përpunuar, rreth 120 kilogramë.

Bëhet me dije se Shërbimet e Policisë në Komisariatin e Policisë Bulqizë kanë marrë informacion në rrugë operative  se në një banesë të braktisur në njësinë Administrative Fushë-Bulqizë, në fshatin Dushaj , mund të kishte të fshehur lëndë narkotike.

Mbi bazën e këtij operacioni  menjëherë shërbimet e policisë  së Komisariatit të Policisë Bulqizë kanë organizuar  punën për kontrollin e banesës.

Si rezultat i kontrollit rezultoi se në tavanin e banesës së braktisur në fshatin Dushaj kishte thasë të mbushur me lëndë narkotike të përpunuar, të dyshuar Cannabis Sativa.

Menjëherë janë njoftuar  Specialistët për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, si dhe grupi hetimor, ku nga kontrolli i imtësishëm i banesës rezultoi se:

Në  pjesën e tavanit të banesës  dykatëshe të braktisur u konstatuan dhe u sekuestruan 28 thasë të mbushur me lëndë narkotike të përpunuar, rreth 120 kilogramë Cannabis Sativa.

Specialistët për Narkotikët në bashkëpunim dhe me shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve të implikuar në këtë veprimtari të paligjshme.