FOTO + VIDEO/ Bulqizë, sërish gjendet Cannabis Sativa

394

Një tjetër rast është goditur mëngjesin e sotëm, ku janë sekuestrohen në një banesë  10 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa.

Sipas policisë bëhet me dije se është arrestuar poseduesi i lëndës narkotike.

Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative nga  Sektori për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P Dibër  në një banesë në fshatin Viçisht, mund të kishte lëndë narkotike, menjëherë është organizuar puna për goditjen e këtij rasti.

Specialistët e Sektorit për Narkotikët në D.V.P Dibër në bashkëpunim me efektivat e Komisariatit të Policisë Bulqizë, kanë zhvilluar operacionin e koduar “Mëngjesi”.

Si rezultat i operacionit nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit Engjëllush Tola , u gjet një çantë shpine ku brenda saj kishte 10 pako të mbështjella me natriban të mbushura me lëndë narkotike  me peshë 10 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva.

Nga Specialistët për Narkotikët është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit :

Engjëllush Tola, 44 vjeç, banues në fshatin Viçisht, Bulqizë.

Lënda narkotike dhe çanta e shpinës   u sekuestruan në cilesinë e provës materiale.

Materialet do i referohen Prokurorisë Dibër për veprime të mëtejshme, si dhe nga ana e policisë vijojnë hetimet për të zbardhur nëse ka autorë  të tjerë të implikuar në këtë veprimtari.

/bulqizaime.al/