FOTO + VIDEO/ Bulqizë, mbetjet inerte hidhen në qytet, Policia Bashkiake bën sehir

486

Prej disa ditësh në Lagjen “Gjeologu” në Bulqizë janë hedhur disa kamionë më inerte. Një gjë e tillë u denoncua në kategorinë Ti Raporto të bulqizaime.al.

Kamionët me inerte janë hedhur vetëm pak metra larg ish-kompleksit të punëtorëve. Këto materiale ndërtimi janë hedhur që prej datës 4 prill 2017 dhe kanë qenë banorët rreth zonës ku janë hedhur inertet, që e kanë denoncuar një gjë të tillë pranë bashkisë Bulqizë.

Menjëherë pas denoncimit, në vendin ku po hidheshin inertet ka shkuar patrulla e Policisë Bashkiake. Sipas banorëve, këta të fundit edhe pse po shikonin se si kamionët me inerte po shkarkoheshin, nuk kanë bërë asnjë lëvizje, duke u larguar, ndërsa kamionët me inerte sërish kanë vazhduar të derdhen në po të njëjtin vend.

Për këtë bulqizaime.al u drejtua për të marrë më shumë informacion në Bashkinë Bulqizë. Policia Bashkiake bën me dije se menjëherë pasi janë konstatuar se po hidheshin inerte, është thirrur personi përgjegjës, ku i është kërkuar që të ndalojë punimet.

Por sipas këtyre të fundit, ata nuk kishin kompetenca për ta gjobitur apo për të marrë masa të tjera.  Nga Policia Bashkiake në Bulqizë, mësohet se personi që po hidhte inertet nuk kishte leje, si për prishje ndërtese dhe për hedhje inertesh, duke qenë në shkelje të plotë të ligjit.

Kamionët me inerte që janë hedhur vetëm pak metra larg ish-kompleksit të punëtorëve, dhe prej mëse dy javësh vazhdojnë të qëndrojnë aty. Ndërsa përballë kësaj shkelje, institucionet shtetërore vazhdojnë të heshtin.

Ndërsa ende nuk dihet se si do të veprohet me to, do të ndërhyhet me mjetet e bashkisë për t’i larguar që aty, apo nga vetë personi që i ka hedhur.

/bulqizaime.al/