FOTO/ Njoftim i rëndësishëm i ambasadës amerikane: Ja lehtësirat e reja për të marrë një vizë

310

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, ka shpërndarë një lajm shumë të mirë për të gjithë ata shqiptarë që duan të shkojnë në Amerikë.

Në njoftim thuhet se nëse dëshironi të udhëtoni në SHBA për turizëm, atëherë procedura e marrjes së vizës është mjaft e lehtë, dhe nuk aht më e nevojshme garancia.

Ja njoftimi i plotë i ambasadës:

‘Po planifikoni pushimet në SHBA? Po aplikoni për vizë? Ju nuk keni nevojë të paraqitni një garanci në intervistën tuaj për vizë turistike! Pasaporta juaj dhe fleta e konfirmimit të formularit DS-160 janë gjithçka na nevojitet në intervistën tuaj. Kini parasysh që vendimet nuk bazohen tek dokumentet; bazuar në intervistën tuaj, oficeri konsullor do të vendosë nëse ju kualifikoheni për vizën. Si zakonisht, do t’u përgjigjem me kënaqësi pyetjeve tuaja mbi vizat sot dhe gjatë javës!