FOTO/ Bulqizës i shtohet një xhami e re

606

Këtë të premte, në një atmosferë të mrekullueshme besimi, hapi dyert xhamia e fshatit Dushaj të njësisë administrative Fushë – Bulqizë.

Kjo xhami është ndërtuar më mbështetjen financiare të Emirateve të Bashkuara Arabe, ndërsa mbikqyrjen e punimeve e ka bërë Komiteti i Bashkuar Kuvajtian për Bamirësi.

Në këtë ceremoni inagurimi të xhamisë së re merrnin pjesë banorë, Myftiu i Matit, Valdrin Mera dhe i Dibrës, Muis Kërtulla.

Në fjalën përshëndetëse Myftiu i Bulqizës, Sejdin Strazimiri falenderoi Allahun, për mirësinë e madhe të kësaj dite të gëzueshme dhe donatorët për mbështetjen që dhanë, në ndërtimin nga e para të kësaj xhamie.

Kjo xhami më parë ka qenë në një gjendje shumë të rëndë, ku u rrëzua dhe në themelet e saj sot ngrihet një e re, me një stil mjaft interesant ndërtimi. Punimet për ndërtimin e kësaj xhamia kanë nisur afro 8 muaj më parë.

/bulqizaime.al/