FOTO/ Bulqizë, eksploziv në minierë

514

Gjatë orëve të vona të natës, në një nga galeritë e Minierës së Kromit në Bulqizë, është vendosur dhe ka shpërthyer lëndë eksplozive.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar, ku kanë konstatuar se në Minierën e Kromit Bulqizë, në Galerinë nr 29/50, në thellësinë e saj në ‘zonën D’, është vendosur lëndë eksplozive, ku si pasojë  e shpërthimit është dëmtuar armatura prej druri.

Sipas policisë, në vendin e ngjarjes  janë gjetur dhe sekuestruar dy copa fitil zjarrpërcjellës me ngjyrë të verdhë të djegur.

Nga veprimet e kryera nga Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda, në D.V.P.Dibër, është bërë e mundur identifikimi i autorit të dyshuar shtetasi F.B, për të cilin për shkak të hetimit nuk jepen të dhëna të tjera.

Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër për veprën penale “Shkatërrimit të Pronës me eksploziv”, parashikuar nga neni 152, i Kodit Penal.

/bulqizaime.al/