FOTO/ Bulqizë, aksident i rëndë automobilistik, dy persona të plagosur

587

Një aksident me pasojë dy të plagosur ka ndodhur rreth orës 17 të kësaj të premteje në aksin rrugor Bulqizë-Peshkopi, në vendin e quajtur Fushë-Bulqizë.

Burime nga policia e Bulqizës bëjnë me dije se një mjet tip “Benz” me targë “AA 144 OR”, në të cilin po udhëtonin motër e vëlla u përplas me bordurën anësore të rrugës e më pas përfundoi jashtë saj. Si pasojë e goditjes së fortë, motër e vëlla janë dëmtuar rëndë.

Fillimisht aksidenti është pikasur nga banorët, që kanë njoftuar policinë, e cila pas njoftimit të marrë ka shkuar në vendngjarje, ku dhe ka bërë të mundur dërgimin e të plagosurve për në spitalin e Bulqizës.

Burimet policore bëjnë të ditur se pasagjerja, shtetesja Sidorela Disha, 23-vjeçe është dërguar me helikopter drejt Tiranës në gjendje të rëndë për jetën.

Edhe drejtuesi i mjetit, 20-vjeçari Jurgen Disha, pas ndihmës së parë në spitalin e Bulqizës është nisur me ambulancë drejt Tiranës.

Policia po heton për shkaqet e aksidentit, ndonëse paraprakisht mendohet të jetë bërë humbja e kontrollit nga ana e drejtuesit të mjetit.

/bulqizaime.al/