Ekipi i Bulqizës rikthehet te humbjet

555

Ekipi i Bulqizës ka humbur me rezultatin 0 me 3 në ndeshjen përballë ekipit të Shënkollit, e vlefshme për javën e pestë të sezonit 2022-2023 në Kategorinë e Dytë.

Më këtë rezultat të dobët, ekipi renditet në vend të nëntë me vetëm 3 pikë në 5 ndeshje. Ndeshja e radhës për Bulqizën do të jetë përballë ekipit të Adës që në këtë sezon renditet në fund të tabelës, me të gjitha ndeshjet e humbura – çka rrit shpresat që javën tjetër, Bulqiza të mund të marrë një fitore.

Sa i përket ndeshjeve të tjera në Kategorinë e Dytë, Naftëtari ka mundur me rezultatin 6-2 Gramshin dhe kështu ka marrë kreun e Grupit A me 12 pikë. Kjo erdhi dhe si pasojë e humbjes së Veleçikut në shtëpi nga Sopoti, me rezultatin 1-2.

Në sfidën tjetër të kësaj jave, Murlani ka mundur në shtëpi Adën me rezultatin 2-1.