Dibër, mbytet 12-vjeçarja në lumin Drin

857
Vendi ku 12-vjeçarja humbi jetën në Dibër. Foto: N. Feta

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në njësinë Administrative Arras, ku një 12-vjeçare është mbytur në lumin Drin. Sipas DVP Dibër, ngjarja ndodhi në vendin e quajtur “Ura e Lushes”.

Policia në bashkëpunim me banorët e zonës kanë bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen e trupit të së miturës. Kjo është një ngjarje e përsëritur në lumin Drin, pasi edhe vite të tjera kanë humbur jetën disa të mitur.