Dëm miliarda lekë, shkatërrohet rruga Rrëshen-Burrel (FOTO)

211

Aksi Rrëshen–Burrel, në të cilën degëzohet edhe rruga për në Kurbnesh e më tej për në zonën e Lurës, është shkatërruar.

Ndonëse asfalti në të u inaugurua në vitin 2013, punimet e dobëta që janë kryer në të, po e kthejnë në mjaft vende thuajse në të pakalueshme.

Gropa të mëdha, që zënë më shumë se hapësirën e një korsie, por edhe shembjet që janë bërë në mjaft pjesë të saj, e kanë kthyer këtë aks rrugor në të rrezikshme për drejtuesit e automjeteve, shkruan Panorama.

Ky aks është ndërtuar katër vite më parë, në gjurmët e rrugës së kohës së Mbretit Zog.

Është 31.7 kilometra e gjatë dhe ka nxjerrë nga iyolimi disa fshatra e njësi vendore të Mirditës, Matit e Dibrës.

Nëpërmjet saj lidhen shumë rrethe e bashki, siç janë Peshkopia, Bulqiza, Klosi e Burreli me Rrugën e Kombit, si edhe me rrethet e tjera në drejtim të qendrës së Shqipërisë.

Por kjo rrugë, sot, pas një periudhe 4-vjeçare, në shumë vende është jashtë përdorimit.