Çupi-Ramës: Ja si po mashtron prej katër vitesh qytetarët e Dibrës

281

Deputetja e PD-së, Dhurata Çupi ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka 4 vite që vetëm mashtron.

Ajo ka marrë rastin e Dibrës, qarkut ku doli deputete, për të treguar se mashtrimet e Ramës dhe qeverisë janë të pandalshme, ndërsa e akuzon se shteti e ka lënë pas dore dhe harruar Matin dhe zonën e Dibrës.

Ja çfarë shkruan deputetja Çupi:

Është e patolerueshme nga qytetarët Matjanë por në tërësi për Qarkun Dibër. Qeveria në 4 vite nuk duket në këtë Qark. Qytetarët nuk shikojnë dhe nuk ndjejnë asnjë investim qeveritar. Asnji inaugurim qeveritar. Shërbimi spitalor në kushtet më skandaloze.

Vetëm në Mat, Bulqizë dhe Dibër kanë ngordhur rreth 600 lopë por nuk vjen asnjë kompensim qeveritar. Ndërkohë që milionat e miratuara për këtë kompensim zhduken.

Zonës tonë milionat ja duan dhe ja marrin nga pasuritë natyrore, por nuk ja kthejnë as një qindarkë për shërbime, për infrastrukturë, për shkolla, për kopshte, për qendra shëndetësore, për një jetë më të mirë.

Ky qark vazhdon të mbetet qarku me i varfër dhe i pa zhvilluar. Ku është premtimi për Rrugën e Arbërit? Ku është premtimi për statusin e minatorit?

E nëse qytetarët nuk ju kanë parë deri me sot, mos ju shkoni më fare. Votën e tyre nuk do ta keni.

Prandaj në protestën e 18 shkurtit ishin qindra qytetarë Matjanë e Dibranë që nuk i besojnë më kësaj qeverie.