Burrel, ushtronte aktivitet të paligjshëm të lojërave të fatit, procedohet penalisht një person

562
Qyteti i Burrelit: Foto: Bashkia Mat

Policia e Dibrës ka proceduar penalisht një 33-vjeçar, pasi gjatë kontrolleve të ushtruara në lokalin e tij në qytetin e Burrelit, rezultonte se ushtronte aktivitet të paligjshëm të lojërave të fatit.

“U konstatua se në qytetin e Burrelit, në lokalin e shtetasit N. S, 33 vjeç, banues në Mat, u gjetën dhe u sekuestruan 2 pajisje elektronike, ku dyshohej se ushtronte aktivitetin e kundraligjshëm të lojrave të fatit.” – thuhet në njoftimin e DVP Dibër.

33-vjeçari u procedua penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Organizim i llotarive të palejuara”, ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Dibër për veprime të mëtejshme.