Në orët e para të mëngjesit të datës 1 qershor 2025, në qytetin e Burrelit, u raportua djegia e një automjeti. Pas denoncimit nga pronari, Drejtoria Vendore e Policisë Dibër bën me dije se ka identifikuar dy personat e dyshuar për zjarrvënien.
Njëri prej tyre është 24-vjeçari E.K. nga fshati Zenisht, i cili u kap dhe u arrestua nga forcat e rendit. Personi tjetër, 25-vjeçari J.S. nga qyteti i Burrelit, është shpallur në kërkim dhe policia vijon punën për kapjen e tij.
Në lidhje me ngjarjen, është proceduar edhe një 23-vjeçar nga Burreli, R.K., i cili akuzohet për moskallëzim krimi, pasi dyshohet se ka pasur dijeni për ngjarjen, por nuk ka njoftuar autoritetet.
Materialet hetimore janë dorëzuar pranë Prokurorisë së Dibrës, e cila do të kryejë veprimet e mëtejshme ligjore lidhur me këtë rast.









